“FMN, shkaktarja e vërtetë e krizës ekonomike”

20/07/2012 15:15

Një kryeekonomist në Fondin Monetar Ndërkombëtar lëshoi akuza ndaj lidershipit të “paaftë” dhe u shpreh “i turpëruar” që punoi në këtë institucion.

Peter Doyle, në një letër dorëheqje adresuar bordit të FMN-së, shpjegoi se pas 20 vitesh punë në institucion, është në gjendje të konstatojë “inefikasitetin dhe degradimin e plotë” të FMN-së.

”Prej dhjetë vitesh, paaftësia, dështimet dhe mungesa e kompetencës në emërimet kyçe e kanë shndërruar Fondin në një institucion krejtësisht të padobishëm”, lexohej në letër.

Ndonëse përgjegjësi për shtyp dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FMN-së u kontaktuan nga mediat ndërkombëtare, asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të jepte komente përpara formulimit të një qëndrimi zyrtar ndaj akuzave.

Doyle, i cili mbante detyrën e këshilltarit të Departamentit Europian, i cili po administron programet e huave madhore për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën, e konsideroi vonesën e FMN-së në dhënien e paralajmërimeve për krizën e Eurozonës një prej “shkaktareve kryesore të krizës që pasoi”.

Top Channel