Një kampion bote dhe Europe me Spanjën e tij, Xavi Alonso është njëkohësisht kampion edhe në jetën e tij familjare.
Ylli i Realit të Madridit u pa duke shijuar një ditë të qetë familjare në shoqërinë e gruas dhe dy fëmijëve të tij në kryeqytetin Madrid.
30-vjeçari Alonso u përfshi në biseda të thella me gruan Nagore Aramburu, në të njëjtën kohë që kreu detyrat e tij si një baba i përkushtuar ndaj fëmijëve Jontxu dhe Ane.
I veshur me një bluzë të zakonshme, pantallona dhe një kapele me shenjën e “Yankees”, futbollisti ishte duke shijuar momentet e fundit të lira përkrah familjes së tij, përpara se të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Xavi Alonso dëshmoi edhe një herë më shumë lidhjen e tij me familjen gjatë finales së Euro 2012, kur pas suksesit me Italinë në finale, mori të dy fëmijët e tij për të festuar në fushë.
Top Channel