Pas disa muajsh të lodhshëm pune, Rihanna duket e vendosur që të shijojë sa më shumë pushimet që është duke realizuar pranë Sardenjës, në Detin Mesdhe.
Pasi u fotografua duke bërë pazar në ishullin e Kaprit, këngëtarja me origjinë nga Bahamasi u kap prej fotografëve duke kërcyer në shoqërinë e disa miqve të saj, në një festë të improvizuar në mes të ditës.
Më pas, 25-vjeçarja iu përkushtua notit dhe sporteve të tjera të ujit, siç treguan edhe fotografitë e publikuara në disa revista rozë italiane.
Dita e enjte ishte e shtata për Rihannën e kaluar në jahtin e saj luksoz në Mesdhe dhe askush nuk di të thotë se edhe për sa ajo do të arrijë të shtyjë impenjimet e punës, ndërsa i dedikohet relaksit të plotë.
Top Channel