Tanzani, mbytet trageti, 24 të vdekur

18/07/2012 21:50

Është prej 24 të vdekurish, prej të cilëve dy europianë, bilanci i mbytjes së një trageti afër arkipelagut të Zanzibarit, në Tanzani.

Në anije udhëtonin 258 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas autoriteteve lokale mes viktimave duhet të ketë edhe disa fëmijë duke qënë se në bord kanë qenë 31 të tillë, ndërsa 149 persona të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga skuadrat e shpëtimit.

Mediat raportojnë se trageti u mbyt për shkak të erërave të forta në brigjet e ishullit të Ungujas.

Top Channel