Rusia, plumba anijeve kineze

18/07/2012 15:50

Roja bregdetare ruse ndaloi dy anije kineze dhe 36 peshkatarë në orët e para të së mërkurës, pasi mjetet hynë pa autorizim në ujrat rusë, pranë kufirit të debatuar me Japoninë.

Siç informoi agjensia e lajmeve “Ria Novosti”, ngjarja ndodhi pranë ishujve Kurile, ndërsa u konfirmua se ndaj një prej peshkarexhave u hap zjarr, gjatë ndjekjes prej tre orësh, brenda ujrave territoriale ruse.

Megjjithatë, asnjë person nuk u lëndua si rrjedhojë e të shtënave.

Zona pranë ishujve Kurile është shpallur nga Rusia si një Zonë Eksluzive Ekonomike, prandaj kërkon një leje të posaçme për çdo lloj peshkimi apo aktiviteti tjetër në këto ujra.

Një Zonë Eksluzive Ekonomike është një sipërfaqe prej 200 miliesh detare, nga brigjet e një shteti sovran dhe brenda ujrave territorialë të së cilit, shteti i jep vetes të drejtën eksluzive për shfrytëzimin e çdo resursi.

Shtypi kinez informoi ndërkohë se dy peshkarexhat ishin nisur nga krahina lindore e Shandongut, ndërsa në një editorial në të përditshmen zyrtare, dënohej hapja zjarr ndaj mjeteve, e konsideruar si e “përpërgjegjshme”.

Në vitin 1983, Rusia qëlloi një avion “Boeing 747” të “Korean Airlines” dhe vrau 269 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, pasi avioni hyri pa autorizim në hapësirën ajrore pranë ishujve Sakhalin (pranë Kurileve), gjate rruges per ne Korene e Jugut.

Top Channel