Rihanna, ‘shopping’ në Sardenjë

18/07/2012 00:00

Rihanna, gjatë qëndrimit të saj në Itali, ka qëndruar në Sardenjë për të bërë një vizitë të shpejtë nëpër dyqane.

Ajo ishte e veshur thjeshtë dhe në kokë mbante një strehë portokalli, ndërsa flokët i zinj të gjatë i kishte mbledhur sipër.

Nuk ka vonuar shumë dhe njerëzit e kanë marrë vesh që Rihanna ishte në ato anë. Menjëherë janë mbledhur fansa dhe kuriozë për të parë nga afër këngëtaren e famshme. Shumë prej tyre kanë bërë foto me Rihanna-n, e cila nuk dukej aspak e bezdisur nga prania e tyre.

 

 

 

Top Channel