Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka premtuar mbrojtje të ish-presidentit Boris Tadiç dhe familjes së tij.

Deklarata e Nikolliç ka ardhur pas tensionimit të situatës dhe kërcënimeve që janë bërë në adresë të ish-presidentit nga ana e grupeve mafioze të lidhura me tregtimin e drogës nga Amerika Latine.

Narko-bosi në arrati, Darko Sariç ka ofruar sipas shërbimeve sekrete 10 milionë euro për kokën e disa politikanëve, por si shënjestër kryesore shihet Tadiç pasi ka ndikuar në luftën kundër korrupsionit.

“I kam thënë zotit Tadiç se familja e tij do të jetë e sigurt aq sa do të jetë edhe e imja. Këtë ia kam borxh atij që më ka mundur dy herë në zgjedhje”, ka thënë Nikoliç.

Edhe partia e presidentit ka dërguar të njëjtin mesazh. “Shteti do të përballet seriozisht me krimin”, ka reaguar partia.

Top Channel