Ligji për Konferencën Gjyqësore

18/07/2012 00:00

Projektligji për Organizimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, edhe pse
u shoqerua në disa momente debati në Komisionin e Ligjeve, pritet të
hyjë në radhën e atyre ligjeve të rëndësishme që miratohen me konsensus
nga demokratët dhe socialistët.

Debatet u ndezen, pasi Ministri i Drejtesise Eduard Halimi pranoi se ky ligj vjen me shume vonese ne parlament, qe kur ai u rrezua nga Gjykata Kushtetuese ne 2008-en.

Por zoti Halimi ia faturoi kete vonese opozites kur ajo bokotonte ose nuk ishte e gatshme te jepte konsensus per ligjet me shumice te cilesuar. Ky arsyetim u kundershtua fort nga socialistet, te cilet bene pergjegjese qeverine per vonesen. Qeveria e dorezoi vetem para nje muaji ne kuvend draftin, qe percakton rregullat e Konferences Gjyqesore, organ i cili zgjedh nga trupa gjyqesore 9 anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise.  Pavaresisht ketij debati politik, opozita u tregua e gatshme te jape konsensusin e saj ne parim, duke paralajmeruar, se do te kerkoje disa ndryshime, si dhe degjimin e grupeve te interesit. Kerkesa keto qe kane gjetur mirekuptimin e mazhorances, e cila kerkon ta miratoje ligjin brenda ketij sesioni.

“Ne jemi pro kesaj inisitive. Ligji ka disa probleme ne kendveshtrimin tim. Ajo qe dua te them, ne nuk e kundershtojme kete projekt, qellimin e mire te kesaj inisiative. E kemi kerkuar prej kohesh. Si perfaqesues i grupit parlamentar te PS dhe nenkryetar i ketij komisioni, prej kohesh kam bere publikisht thirrje qe ky ligj te vije ne tavoline. Sepse eshte e rendesishme te miratohet nje ligj, por eshte shume me e rendesishme te miratosh nje ligj te mire. Dhe nje ligj i mire e do dhe kohen  e nevojshme do dhe procesin e nevojshem”, tha nënkryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa.

“Keshtu qe une do te vleresoja qe opozita eshte e gatshme t’ía hape rrugen e diskutimit te ketij projektligji dhe jo ta mbyse ate qe ne djep. Neqoftese per secilin nga ne, per ekzekutivin, per mazhorancen, per opoziten, per rrethana historike te pavarura prej nesh, ky projektligj ka adhur kaq vone, atehere ne nuk kemi zgjdhje tjeter, por me urgjencen me te madhe te bejme detyren tone, me urgjencen me te madhe ta miratojme sa me shpejt”, tha kryetari i Komisionit Ilir Rusmali.
 
Projektligji per Konferencen Gjyqesore, i hartuar e bashkepunim me EURALIUS, sipas Qeverise, sjell disa risi te rendesishme. Se pari, perfaqesimi me delegim i votes, siç ishte ne ligjin e shfuqizuar, shnderrohet ne vote direkte te cdo gjyqtari te Republikes se Shqiperise, per te zgjedhur 9 anetaret e Keshillit te Larte te Drejtessie. Perfaqesimi i gjyqtareve ne KLD do te vazhdoje te mbaje numrin kushtetues 9, por do respektohet raporti i piramides se gjyqesorit, ku perfaqesimin me te madh do ta kene gjyqtaret e shkalles se pare me 5 anetre ne KLD, Gjykatat e Apelit me 3 dhe Gjykata e Larte me 1. Projektligji zgjidh edhe çeshtjen e konfliktit te interesit te gjyqtareve qe jane anetare KLD-se, pasi sipas ketij drafti, te miratuar ne parim me konsensus, gjyqtaret anëtarë të KLD-se nuk mund te promovojne veten e tyre ne piramiden e gjyqesorit gjate kohes qe ushtrojne funksionin e anetarit te KLD-se.

Top Channel