Jennifer & Justin, “Lakuriq dhe të lumtur”

18/07/2012 17:45

Qarkullojnë në internet imazhet e parë të filmit “Lakuriq dhe të lumtur”, film që bëri bashkë edhe çiftin Jennifer Aniston dhe Justin Theroux.

Filmi del më 10 gusht dhe rrëfen historinë e një çifti (Jennifer Aniston dhe Paul Rudd) njujorkez të lodhur nga jeta e zhurmëshme e “Mollës së Madhe” që vendosin të arratisen. Ata stacionohen tek një komuniteti hipi që udhëhiqet nga Justin Theroux.

 

Theroux në versionin hipi, është thuajse i panjohur, me mjekërr dhe flokë të gjatë…aq sa ka “habitur” edhe vetë Jennifer Aniston.

Aktorja, pas divorcit me Brad Piit dhe flirteve të përkohëshme, më në fund duket se ka gjetur qetësinë në krah të kolegut Justin Theroux. Muajin e kaluar, çifti hollivudian ishte për disa ditë pushime në Itali.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta