Halle Berry aksidentohet në sheshxhirim

18/07/2012 00:00

Halle Berry është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të një
aksidenti që pësoi gjatë xhirimeve të filmit të radhës “The Hive”, në
Los Angeles.

Mësohet se Halle ka përplasur kokën në një vend të fortë ndërsa duhet të hidhej nga lartësia.

Halle, nëna e një vajze të vogël, e cila së fundmi është fotografuar shpesh e lumtur dhe e relaksuar me familjen e saj, pësoi aksidentin mëngjesin e së mërkurës, për të cilin thuhet se nuk ka pasoja serioze për jetën e saj.

Ndërkohë zëdhënësi i saj nuk ka dhënë asnjë njoftim për mediat, lidhur me gjendjen aktuale të aktores.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta