Era prish “dasmën” e McAdams
18/07/2012 20:30
Dasma e aktores hollivudiane, Rachel McAdams, u prish ditën e mërkurë nga era e fortë që goditi brigjet britanike.
Megjithatë, për fatin e saj të mirë, kjo ishte vetëm dasma në sheshxhirimin e filmit të saj të ri, “About Time”.
E veshur me një fustan të gjatë të kuq, aktorja kanadeze u shfaq duke qëndruar me vështirësi në këmbë, kur erërat e fuqishme e goditën, duke e detyruar që të mbështetej tek bashkëshorti në film.
E bërë e famshme në filmin “Wedding Crashers”, Rachel gjithsesi nuk u shfaq e trazuar nga ngjarja, duke u rikthyer tek buzëqeshja e saj e parezistueshme brenda shumë pak kohe.
Top Channel