Victoria tregon këmbët super të holla
17/07/2012 00:00
Zakonisht ajo i mbulon këmbët me fustanet e saj nën gju dhe me një palë çizme të gjata.
Por kësaj radhe Victoria Beckham ka treguar këmbët e saj super të holla me një palë xhinse ndërsa është fotografuar në aeroportin e Luton.
Nëna e katër fëmijëve duket në formë të shkëlqyer me këtë veshje. Xhinset ishin aq të gjata sa nuk lejonin të shihje këpucët e larta që kishte Victoria. Zonja Beckham ishte bashkë me djalin Cruz, ndërsa priste avionin për fluturimin e radhës.
Top Channel