Skoci, sekuestrohet pasuria e shqiptarit

17/07/2012 01:50

Shqiptarit të lidhur me krimin e organizuar, Admerin Beu 41 vjec, Gykata e Lartë e Edinburgut, vendosi t’i konfiskojë rreth 56 mijë stërlina, para të thata të kapura në makinëen e e tij në momentin e arrestimit si dhe sasinë e heroinës me një vlerë në treg prej 120 mijë stërlinash.

Shqiptari i dënuar me mbi tetë vjet burg, hynte e dilte në territorin britanik me dokumente fallco, por ishte një operacion sekret i policisë që arriti kapjen e tij.  

Urdhëri i konfiskimit u dha nga gjykatësi Lordi Brailsford në Gjykatën e Lartë të Edinburgut.

Lindsey Miller, shefja e departamentit të luftës kundër krimit të rëndë dhe atij të organizuar në Porkurorinë skoceze tha se 41 vjecari, Beu ishte korrier dhe një njeri kryesor në bandën e drogës që bënte edhe transportimin e parave që ai e dinte se ishin të ardhura nga krimi i organizuar.

“Deprivimi i të ardhurave kriminale i pengon trafikantët nga riinvestimi i përfitimeve të tyre në veprimtari të tjera kriminale”, tha zonja Miller.

Zyrtarët e lartë të policisë dhe të departamenteve të specilizuara kanë kohë që janë të shqetësuar për transferimin e aktivitetitit kriminal sidomos në furnzimin me drogë nga grupet shqiptare nga Londra dhe jugu i vendit drejt veriut, ku ka një kërkesë të madhe sidomos në qytetin me shumë të papunë të Gllasgout.

Sipas ekspertëve, dy janë vecoritë, e grupeve shqiptare, shtimi i sasive të drogës së trafikuar në Britani dhe spostimi nga prostitucioni me shumë drejt trafikut të lëndëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA