Në qeverinë e re të Serbisë nuk do të ketë Ministri për Kosovën, por do
të ngrihet vetëm një sektor për problemet në “Kosovë dhe Metohi”.

Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj gazeta serbe “Novosti”, sipas të cilës kandidat për drejtimin e këtij sektori është kryetari ilegal i komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantiç.

Sipas burimit, sektori i posaçëm do të ketë edhe ekipet e veta që do të punojnë në fusha të ndryshme si arsim, financë, drejtësi, etj.

Vendimi përfundimtar për sektorin do të merret deri në fund të javës, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Përparimtare Serbe.

Deri më sot Ministria për Kosovën në qeverinë e Beogradit është drejtuar nga Goran Bogdanoviç, ndërkohë që figura më e spikatur e saj ka qenë sekretari shtetëror në këtë dikaster, Oliver Ivanoviç.

Top Channel