Norton: Bourne nuk është 007, është real

17/07/2012 00:00

“Agjentët specialë të ‘The Bourne Legacy’ rrëfejnë një botë që ekziston,
jo si James Bond apo ‘Mission Impossible’ që janë vetëm fantazi”.

Janë këto fjalët e aktorit Edward Norton, një nga protagonistët kryesorë të filmit ‘The Bourne Legacy’, që është dhe episodi i katërt i sagës së lindur nga pena e Robert Ludlum.

“Këta persona që vrasin ekzistojnë me të vërtetë dhe ka shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara që justifikojnë të keqen për të çuar përpara arsyet e një bote superiore”, ka thënë më tej Norton.

Filmi, që do të jetë në sallat e kinemasë nga data 14 shtator, shënon rifillimin e sagës të agjentit Bourne me Tony Gilroy, që ka kaluar nga skenari tek regjia, pas tërheqjes së Paul Greeengras.

Por këtë herë nuk do të jetë Matt Damon që do të performojë, por Jeremy Renner, që do të interpretojë agjentin Aaron, historia e të cilit rrjedh paralelisht me atë të tre filmave të mëparshëm.

Në qendër të filmit do të jetë ‘Tradestone’, një kompani sekrete që u bën agjentëve lavazh truri për t’i kthyer në makina të përsosura vrasëse.

Vetë Norton, një aktor i kthyer në mit për filmin “Ora e 25-të”, interpreton kolonelin Ric Byer, shefi i pamëshirshëm i kompanisë që përgatit agjentët gjenetikisht të modifikuar.

Top Channel