Sulmi terrorist në Banjskë/ Gjykata dënon me burg përjetë Bllagoje Spasojeviç dhe Vlladimir Toliç, 30 vite për Dushan Maksimoviç Dy partitë më të mëdha të opozitës, PDSH në bllokun shqiptar dhe LSDM në bllokun maqedonas do ta ndihmojnë njëra-tjetrën në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Partia Demokratike Shqiptare më në fund pranoi ofertën e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për bashkëpunim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Vendimi për përkrahje reciproke të kandidatëve në zgjedhjet lokale u soll të hënën nga Kuvendi Qendror i PDSH-së.
“Kuvendi qëndror i PDSH-së sot mori vendim që në zgjedhjet e ardhshme lokale të mbështes marrëveshjen mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaci dhe atij të LSDM-së, Branko Cërvenkovski për mbështetje reciproke të kandidatëve. Pra, në komunat ku nuk mund të fitojë kandidati maqedonas, LSDM-ja do të mbështesë kandidatin e PDSH-së, kurse në komunat ku nuk mund të fitojnë kandidatët shqiptarë, PDSH-ja do të mbështesë kandidatin e LSDM-së”, tha Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.
Ky është bashkëpunimi i parë zyrtar për zgjedhjet lokale në Maqedoni mes një subjekti shqiptar dhe një subjekti maqedonas.
Bashkëpunimi mes partive politike para zgjedhjeve është cështje normale tha kryetari i Kuvendit Qëndror të PDSH-së, Arbër Xhaferi.
“Ekziston gatishmëria dhe një vizion i partive politike për bashkëpunim me opozitën ose pozitën. Këto cështje janë normale para zgjedhjeve mirëpo ne dëshirojnë të institucionalizojmë këtë në kuadër të parties”, deklaroi Arbër Xhaferi, kryetar i Kuvendit Qëndror të PDSH-së.
Sinjale për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ardhur edhe nga partitë në pushtet, BDI dhe VMRO-DPMNE. Deri tani ka qenë praktikë që partitë shqiptare dhe ato maqedonase të bashkëpunojnë vetëm për formimin e Qeverisë, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.
Top Channel