Kina, monopol me kartat e kreditit

17/07/2012 00:00

Organizata Botërore e Tregtisë ka vendosur se Kina diskriminon kompanitë e huaja që sigurojnë karta krediti dhe karta debiti.

Një panel ekspertësh i organizatës deklaroi se Kina mban monopolin për kartat e caktuara për pagesën me jenin kinez, gjë që përbën shkelje të rregullave të OBT-së.

Vetëm një kompani, “China Union Pay”, ka leje për të proçesuar transaksionet e brendshme valutore. Kjo politikë e Pekinit kufizon kompanitë e huaja si Visa dhe Mastercard.

Ka një periudhë 60-ditore gjatë se cilës secila palë mund të apelojë kundër këtij vendimi.

Administrata Obama e bëri ankesën e parë të saj lidhur me këtë çështje në vitin 2010, pasi kompanitë amerikane ishin përpjekur të siguronin akses më të gjerë në tregun masiv kinez.

Aktualisht, ato mundet vetëm të lëshojnë karta në partneritet me bankat kineze dhe China Union Pay.

Kompania Visa tha në një deklaratë se shpresonte se vendimi i OBT-së do të hapë rrugën për kompanitë e pagesave ndërkombëtare që të hyjnë në tregun e brendshëm të pagesave në Kinë.

Vendimi i OBT-së shihet si një “fitore” nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Hendeku tregtar me Kinën është kthyer në një çështje kyçe në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel