Hamas ekzekuton tre palestinezë

17/07/2012 15:20

Trupat e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan tre palestinezë, të cilët sipas një komunikate kishin kryer më parë vrasje.

Hamas, një organizatë e konsideruar si terroriste nga Izraeli, SHBA dhe Bashkimi Europian, është ajo që udhëheq qeverinë e shtetit të panjohur ndërkombëtarisht të Palestinës.

Ndonëse kushtetuta thotë shprehimisht se duhet të jetë presidenti Mahmoud Abbas ai që të autorizojë ekzekutimet, Hamasi vazhdoi pa aprovimin e tij, pasi nuk e njeh autoritetin e Abbas.

Asnjë detaj nuk u dha për mënyrën e ekzekutimeve apo identitetin e të pandehurve.

Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2007, Hamas ka realizuar 14 ekzekutime në Rripin e Gazës, duke ndjekur devotshmërisht ligjin islamik.

Presidenti Abbas udhëheq Autoritetin Kombëtar Palestinez, por pushteti i tij është për momentin është kufizuar vetëm në Bregun Perëndimor.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimin e dënimit me vdekje nga ana e Hamas.

Midis krimeve që ndëshkohet me jetë, përfshihet vrasja, trafikimi i drogës apo bashkëpunimi me Izraelin.

Top Channel