Bob Dylan njofton albumin e ri

17/07/2012 00:00

Bob Dylan do të publikojë më 11 shtator albumin e tij të 35-të në
studio, që do të mbajë titullin “Tempest” dhe do të përmbajë 10 këngë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari mëngjesin e së martës në Facebook, ku ka treguar edhe kopertinën e diskut.

Daljet e fundit diskografike të Dylan datojnë në vitin 2009 me “Together Through Life” dhe “Christmas in the Heart”.

Këngëtari amerikan, që në mars festoi 50 vjet karrierë, mbajti mbrëmjen e së hënës një koncert në një qytezë të Italisë.

Top Channel