Aksident i vogël i makinës së Katie dhe Suri

17/07/2012 00:00

Katie Holmes dhe Suri Cruise u përfshinë në një aksident të vogël rrugor në New York.

Makina me të cilën udhëton aktorja dhe vajza e saj 6-vjeçare mori një goditje të vogël në pjesën e prapme nga një makinë plehrash të hënën në darkë. Nuk pati asnjë të lënduar nga ky aksident, ndërsa makina pësoi disa dëmtime të vogla.

Katie më herët ishte fotografuar bashkë me Suri-n, ndërsa linte ambientet ku zakonisht con vajzën e saj për të kryer aktivitete fizike dhe argëtuese.



Policia mbërriti në vendngjarje për të ekzaminuar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Mbetet e paqartë nëse në momentin që ndodhi aksidenti aktorja dhe vajza e saj ndodheshin në makinë. Gjithësesi shoferët e dy mjeteve janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Top Channel