Alarm në Rumani/ I nxehti ekstrem rrezikon centralin bërthamor, ushtria përdor shpërthimet me eksploziv për… ftohjen
Damasku eshte kthyer ne skene luftimesh te ashpra mes forcave qeveritare
dhe rebeleve te Ushtrise se Lire siriane, nder me te rendat per
kryeqytetin e Sirise qe nga fillimi i konfliktit.
Aktiviste e qytetare flasin per zjarr mortajash sidomos ne jug, ne Tadamon e Midan, si dhe prane kampeve te refugjateve palestineze. Shkembimi i zjarrit ka vazhduar pergjate gjithe nates, deri ne oret e para te mengjesit te së hënës.
Perleshje u raportuan edhe ne perendim, ne Kfar Susa, ku nje autokolone e ushtrise u sulmua nga luftetaret rebele. Banoret kane nisur te largohen nga zonat e konfliktit, ndersa ne disa pjese te tjera te qytetit protestuesit bllokuan rruget me goma makinash, te cilave u vune flaken.
Problemet kane qene te vazhdueshme ne keto rajone qe nuk ndodhen me larg se 4 apo 5 kilometra nga qendra e Damaskut. Pershkallezimi i situates vjen ne kohen kur i derguari i OKB-se dhe Liges Arabe per Sirine, Kofi Anan po pergatitet per nje takim me ministrin e Jashtem rus, Sergei Lavrov.
Bisedimet mes tyre do te perqendrohen tek kriza ne vend, si dhe mundesia e gjetjes se nje rrugedaljeje. Anan pritet te nxise Lavrovin t’u kerkoje autoriteteve ne Siri fillimin e tranzicionit politik, edhe pse pak shenja ka qe Kremlini do ta beje vertetë. Keshilli Nderkombetar i Kryqit te Kuz deklaroi se konflikti sirian tashme mund te quhet lufte civile ne kuptimin e plote te fjales, çka do te thote se luftetaret anembane Sirise jane tani subjekt i konventave te Gjeneves dhe ne te ardhmen, mund te kthehen ne objektive te hetimeve per krime lufte.
Top Channel