Quajeni Robin Hood! Faqet e internetit, gazetat dhe televizionet franceze heqin një paralele mes presidentit Francois Hollande dhe personazhit të kinematografisë, por jo për të famshmen “vidh të pasurit e shpërndajua të varfërve”, por për talentin e tyre në goditjet me hark.

Presidenti Hollande vizitoi sportistët francezë që do të marrin pjesë në lojërat olimpike Londër 2012. Hollande u ndal tek goditësit me hark dhe provoi disa gjuajtje. Për një fillestar, goditjet ishin mëse “profesioniste”.

Presidenti nuk gaboi shënjestër dhe iu afrua ndjeshëm qendrës së tabelës.

Ndërkohë, në takimin me sportistët e xhudos, nisur dhe nga kundërshtari, presidenti preferoi të mos e praktikojë atë, por u mjaftua me shkëmbimin tradicional të kimonos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta