
Djali më i madh i reperit “Coolio”, i arrestuar në nëntor pasi shpërtheu derën e një apartamenti në Las Vegas dhe mbajti nën kërcënimin e armës pronarin ndërsa e dashura e tij prostitutë vidhte, u dënua me dhjetë vjet heqje lirie nga një gjykatë amerikane.
22-vjeçari Grtis Ivey rrezikonte një dënim shumë më të rëndë, por ai pranoi akuzën për grabitje të armatosur dhe gjykimin e shkurtuar. Në bazë të vendimit të gjykatës, i riu mund të aplikojë për liri me kusht vetëm pasi të kalojnë tre vjet e gjysmë nga dënimi.
”Coolio”, një prej këngëtarëve më të njohur në botën e repit, u bë i famshëm me këngën “Gangster’s Paradise” në vitet 1990 dhe midis shfaqjeve të tij të shumta, figuron edhe një në vendin tonë.
Grtis Ivey u përfshi në grabitje të armatosur në formë hakmarrje, për një keqtrajtim që pësoi e dashura e tij.
Vajza, e cila ushtronte profesionin e prostitutës në një klub nate, i kërkoi një klienti 5 mijë dollarë për shërbimet e saj, por në fund nuk u pagua prej tij.
Si rrjedhojë, ajo bindi Ivey që ta ndihmonte t’i merrnin paratë në një formë tjetër, duke grabitur shtëpinë e tij nën kërcënimin e armëve.
Top Channel