Vdekja e Arafat, mblidhet Liga Arabe

15/07/2012 20:21

Liga Arabe do të mbajë të martën e ardhshme një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel ambasadorësh, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit që presupozojnë për një helmim të ish-liderit palestinez Yasser Arafat.

Zëvendës/sekretari i organizatës, Ahmad Bin-Hilli tha që mbledhja është thirrur me kërkesë të Tunizisë mbi hipotezat e vdekjes së liderit palestinez në 11 nëntor 2004, me helmim nga poloniumi 210, një substancë radioaktive kjo.

Hipoteza erdhi nga analizat laboratorike të kryera në Zvicër, ku në sendet e tij personale u gjetën gjurmë të substancës së mësipërme.

Arafat, ish-laureat i cmimit “Nobel”, i cili vdiq në nëntor të vitit 2004, kaloi një pjesë të mirë të jetës duke u munduar të mbronte të drejtat dhe njohjen nga Izraeli të popullit të tij. Shkaku i vdekjes mbeti i panjohur.

Top Channel