Takohen liderët sudanezë

15/07/2012 09:50

Presidentët e Sudanit dhe Sudanit Jugor janë takuar për herë të parë që kur një konflikt në kufi mund të niste luftën mes dy vendeve.

Omar al-Bashir u takua me Salva Kiir në prag të samitit afrikan që do të mbahet në Etiopi.

Sudani Jugor fitoi pavarësinë një vit më parë dhe shumë çështje kanë mbetur ende të pazgjidhura midis dy shteteve. Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka lënë afat deri më 2 gusht për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet.

Ndër të tjera, ende nuk është përcaktuar kufiri mes dy vendeve.

Nuk ka informacione mbi atë që është diskutuar në takimin e liderëve, por ata shtrënguan duart publikisht në fund të tij.

Top Channel