Forca e Sigurisë së Kosovës bashkohet me 40 shtete anëtare të NATO-s për të marrë pjesë në marshin tradicional në Holandë. Për katër ditë me radhe nga data 17 deri me 20 korrik 18 pjesëtarë të FSK-së do të jenë pjesë e marshit ushtarak në Nijmegen të Holandës.

Të dielën në kazermën“ Adem Jashari” u organizua një ceremeoni per kete rast. Komandanti i FSK-së, Gjenera/Lejtnant, Kadri Kastrati tha se pjesëtarët e FSK-së po marrin pjesë në trajnime, marshime, operacione edhe jashtë vendit, dhe po trajnohen së bashku me ushtritë e vendeve të ndryshme të botës.

Kastrati më tej shtoi se një ditë FSK do të rreshtohet dhe do të zbarkojë në misione jashtë vendit, në operacione që pjesëtarët e saj të japin kontribut në sigurinë e ndonjë vendi.

Marshimi në Holandë do të zgjatë katër ditë. Cdo ditë do të marshohet 40 kilometra. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë mbi 5 mijë ushtarë, përfaqësues të shumë shteteve të botës, ndërkaq që më të mirët do të nderohen me medalje.

Top Channel