Egjipt, Clinton takon kreun e ushtarakëve

15/07/2012 00:00

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u takua në Kajro me kreun e Këshillit Suprem Ushtarak, Hussein Tantawi.

Mediat egjiptiane deklarojnë se në takim është biseduar për tranzicionin e pushtetit drejt një Egjipti demokratik si dhe për sigurinë kombëtare të vendit dhe rolin e ushtrisë për të mbajtur larg territorit terroristët që përbëjnë kërcënim për interesat amerikane në rajon.

Takimi me Clinton dhe Tantawi-t është shoqëruar vazhdimisht me protesta nga mijëra të rinj që e cilësojnë atë një provokim. Protestuesit thanë se po vihet në rrezik revolucioni dhe se takimi i Clinton me udhëheqësin ushtarak ka si synim të politizojë këshillin e ushtarakëve, që sipas tyre s’duhet të ketë kurrëfarë ndikimi mbi pushtetin civil, përkundrazi.

Top Channel