Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar mbrëmjen e së shtunës një punishte druri në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet.
Flakët e fuqishme janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë ambjentet e punishtet dhe duke rrezikuar zgjerimin në disa banesa që ndodhen rreth saj.
Drejt vendit të ngjarjes u nisën makina zjarrfikëse dhe policore për të vënë zjarrin nën kontroll, të cilat janë ndihmuan edhe nga reparte ushtarake.
Pas një kohe të gjatë pune, zjarrfikësit dhe kolegët e tyre ndihmës kanë arritur të ulin intensitetin e zjarrit, duke shmangur kështu përhapjen e tij në ambjente të tjera.
Autoritetet përgjegjëse deklarojnë se nga flakët, ndonëse të mëdha, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale, me punishten e drurit që është shkrumbuar tërësisht.
Sa për shkaqet e rënies së zjarrit burimet zyrtare kanë deklaruar se është ende herët për t’i përcaktuar ato, por kanë shtuar se ngjarja do të zbardhet pas hetimeve.
Më herët gjatë muajit, një punishte e përpunimit të drurit në Gjirokastër u shkrumbua tërësish nga një zjarr i fuqishëm.
Flakët ranë gjatë orarit të punës dhe pushtuan gjithë godinën që ndodhej në fshatin Grapsh të komunës Dropull i Poshtëm.
Në vendngjarje shkuan dy automjete të repartit të zjarrfikësve, të cilat shuan flakët, me qëllim për të shpëtuar edhe ato pak ambjente të cilat nuk ishin zaptuar nga gjuhët e zjarrit.
Policia evakuoi të gjithë punëtorët, të cilët së bashku me pronarët, nën kërcënimin e rrezikut të flakëve, u munduan të nxirrnin jashtë godinës ato pak gjëra të cilat kishin shpëtuar nga djegia.
Autoritetet lokale deklaruan se shkak për këtë tragjedi u bë një masë elektrike në një prej makinerive të zdrukthtarisë.
Top Channel