Tragjedi në Shëngjin, tre të vdekur

14/07/2012 00:00

Tre persona humbën jetën, në një krim të rëndë në një familje në
Shëngjin të Lezhës. Qyteza bregdetare u zgjua e shokuar nga një ndër
krimet më të rënda që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në këtë zonë.

Pas nje konflikti familjar shtetasi Aleksander Ndoj ka ekzekutuar motren e tij, Dana, 46 vjeçare, bashkeshortin e saj italian Luixhi Benikazo 51 vjec, ka lene te plagosur rende femijen e tyre 9-vjeçar dhe me pas ka vrare veten.

Mengjesin e së shtunes, autori i krimit Aleksandri ka shkuar ne banesen e se motres, e cila banonte ne nje pallat ne qender te Shengjinit. Ka hyre ne apartament i armatosur dhe pas konfliktit me motren dhe te kunatin ka qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri. Pasi ka kryer krimin e rende, ne nje gjendje shoku ka dale nga apartamenti dhe ka vrare edhe veten ne trotuarin e rruges, pak metra nga vendi i krimit.

Forcat policore shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes, nderkohe qe ambulancat shoqeruan per ne spital 9-vjeçarin e plagosur rende, i vetmi i mbijetuar ne tragjedi. Burimet spitalore shpjeguan se ai eshte nen kujdesin e mjekeve dhe mund t’i shpetoje vdekjes, pavaresisht plageve te renda te marra ne trup.

Ekspertet kryen matjet ne vendin e ngjarjes per te bere nje zbardhje sa me te plote te dinamikes se si ka ndodhur krimi. Grupi hetimor tha se, vetem ne perfundim te ketyre ekspertizave do të ketë një ide me te qarte per ate çfare ndodhi ne Shengjin. Burimet te njejta thane se nga deshmite e para motivi mbetet konflikti ne cift, qe diskutonin nje divorc te mundshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA