Spanjë, protestë kundër masave të Rajoy

14/07/2012 20:45

Mijëra persona, në një aleancë të paparë mes punonjësve shtetërorë dhe “të indinjuarve”, kanë pushtuar rrugët e madridit mbrëmjen e së shtunës.

Edhe këtë hërë ata kanë protestuar kundër masave të ashpra anti-krizë të prezantuara më herët gjatë javës nga qeveria e Mariano Rajoy.

Gjatë manifestimit ka pasur përleshje me policinë, që ka ndaluar dhjetra persona, ndërkohë që shumica e pjesëmarrësve kanë kaluar para selisë së partisë në pushtet.

Më herët gjatë javës, ishin minatorët dhe sindikatat që protestuan kundër mbylljes së minierave të qymyrit, protestë që degradoi në përleshje që shkaktuan 23 të plagosur.

Të paktën një person mbeti i plagosur nga plumbat prej gome të qëlluar nga agjentët ndaj manifestuesve, që reaguan duke hedhur gurë drejt furgonave të policisë. Përleshja zgjati rreth një orë.

Shërbimi mjekësor lokal informoi se mes të plagosurve ishin 12 minatorë, 6 policë dhe pesë pjesëmarrës në marshim.

Situata u tensionua në veçanti në zonën Paseo de la Castellana, arteria e madhe që ndan qendrën e Madridit, ku ndodhet dhe Ministria e Industrisë.

Top Channel