Liderët dënojnë vrasjet në Siri

14/07/2012 03:00

Liderët botërorë reaguan me indinjatë ndaj masakrës së fundit në Siri.
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton i cilesoi vrasjet e
civileve ne fshatin Tremseh, si të qëllimshme.

200 vete humben jeten nga sulmi i ushtrise siriane mbi fshatin e ndodhur ne provincen e Hama-s. Disa raporte megjithate tregojne se shumica e viktimave ishin luftetare rebele.

Episodi i dhunes se skajshme u denua ashper edhe nga Ministria e Jashtme Kineze. Televizioni shteteror percolli deklaraten zyrtare te saj.

“Kina denon çdo veprim qe cenon civilet e pafajshem dhe shpreson ne mbajtjen e nje hetimi i cili te zbardhe dinamiken e incidentit e ndeshkimin e personave pergjegjes. gjetja e nje zgjidhje politike per problemin sirian ka mberritur ne nje moment kritik, ndaj edhe nje here i nxisim palet te marrin hapa konkrete per fundin e menjehershem te dhunes, per mbrojtjen e civileve dhe implementimin e plote te planit 6 pikesh te paqes se Kofi Ananit”.

Ushtria siriane pranoi vrasjen e nje numri te madh terroristesh, por jo civilesh. Per sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon, sulmi ne Tremseh hedh hije serioze dyshimi mbi angazhimin e Bashar al Assadit ne zbatimin e planit te paqes. Raportet e masakres ne kete fshat duhet te vertetohen nga aktivistet me pamje te tmerrshme grash dhe femijesh te vdekur si ato te Hula-s qe shokuan boten dy muaj me pare, thote BBC.

Deri tani, ne internet jane postuar video qe tregojne rreth 20 viktima ne Tremseh, te gjithe djem te rinj. Megjithate vezhguesit e OKB-se kane arritur te veirifikojne se forcat qeveritare perdoren gjate mesymjes tanke, artilerine e rende dhe helikoptere. Keshilli i Sigurimit eshte duke debatuar nderkohe mbi ardhmerine e misionit monitorues ne Siri, te cilit i perfundon mandati ne 20 korrik. Vendet perendimore i meshojne idese se kercenimit me sanksione nese brenda 10 ditesh nuk i jepet fund dhunes ne vend.

Top Channel