Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pak metra në distancë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas të dhënave shkak i zjarrit dyshohet të kenë qenë temperaturat e larta të regjistruara përgjatë ditëve të fundit.

Zjarri u përhap në një kodër ku janë vendosur edhe disa antena të kompanive celulare si dhe shtylla të tensionit të lartë, gjë e cila do të rrezikonte furnizimin me energji elektrike të zonës.

Zjarrfikëse dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në venngjarje dhe kanë nisur të lokalizojnë vatrën e zjarrit për të mos lejuar përhapjen e tij të mëtejshme.

Ky është zjarri  i parë i regjistruar për këtë verë në rajonin e Korcës, ndërkohë që një vit më parë vala e zjarreve dëmtoi në masë pyjet në zonën e Devollit, por edhe në disa zona turistike.

Top Channel