Tjetër masakër në Siri, 200 të vdekur

13/07/2012 02:19

200 vetë besohet të jenë vrarë në një fshat të Sirisë e nëse lajmi
konfirmohet, ky do të jetë episodi më i përgjakshëm i të gjithë
konfliktit sirian.

Sipas vendasve, fshati i ndodhur ne provincen e Hama-s, u sulmua me helikoptere e tanke, e me vone edhe nga milicia pro-regjimit shabiha, e cila ka kryer ekzekutimet. Media shteterore edhe nje here fajesoi “grupet terroriste” per masakren, qe siç thote, po perpiqen te pershkallezojne tensionet perpara takimit kyc te Keshillit te Sigurimit mbi zgjatjen ose jo te mandatit te monitouresve te OKB-së ne Siri.

Aktivistet siriane pretendojne se njerezit jane sulmuar ne shtepite e tyre, ketyre te fundit u eshte vene zjarri, ndersa ata qe jane perpjekur te shpetojne duke u larguar, jane ndjekur e qelluar per vdekje.

Qe nga fillimi i revoltes kunder regjimit te Bashar al Assadit marsin e 2011-tes, bilanci i viktimave te dhunes ne vend ka mberritur ne 16.000. Raportet lene te kuptohet se ushtria po perpiqej te rimerrte kontrollin e fshtatit Tremseh i cili kishte rene ne duart e rebeleve. Masakrat me te medha deri tani ne Siri jane ajo e 3 shkurtit, ne qytetin e Homsit, ku u vrane 55 vete nga bombardimet e ushtrise, ajo e 3 prillit ne idlib, ku u gjeten varre masive me 57 trupa, 25 maji dhe 108 te vdekurit ne Hula, shumica gra e femije, e perpos kesaj te fundit, eshte edhe vrasja e 79 personave ne 6 qershor, te gjithe ne privincen e Hamas. Protesta kunder episodit ne Tremseh po mbahen ne kryeqytetin e vendit Damask, ne Idlib e Hama.

Vendet perendimore po i kerkojne nderkohe kombeve te bashkuara te kercenoje qeverine  me masa te ashpra dhe pretendojne vendosjen e sanksioneve nese brenda 10 ditesh, regjimi nuk ndalon perdorimin e artilerise se rende e nuk terheq trupat ushtarake nga qytetet dhe fshatrat.

Top Channel