“Moody’s” zhvlerëson Italinë

13/07/2012 00:00

Agjencia e kreditimit “Moody’s” ka shkurtuar normat e interesit të Italisë, duke paralajmëruar se vendi ka të ngjarë të përfshihet nga një rritje e ndjeshme e huamarrjes.

Norma është shkurtuar nga niveli A3 në BAA2, dy nivele mbi të ashtuquajturin “statusi mbeturinë”.

Ditën e enjte Italia rriti me 7.5 miliardë euro vlerën e bondeve 1-vjeçare, në një kuotë shumë më të ulët nga sa ishte më parë, duke sugjeruar përmirësimin e besimit tek investitorët.

Por në një deklaratë, “Moody’s” tha se situata ekonomike në Itali është përkeqësuar dhe se aksesi tek tregu i kredive mund të bëhet më i vështirë.

Ditën e premte Italia do të hyjë në tregjet financiare për të ngritur me 5.2 miliardë euro në një ankand bondet afatmesme dhe afatgjata qeveritare.

“Moody’s” tha në deklaratën e saj se Italia ka të ngjarë të përjetojë një rritje të fortë në kostot e fondeve të saj, ose të humbë aksesin për huamarrje.

“Parashikimet afatshkurtra për ekonominë italiane janë përkeqësuar, një shenjë kjo që tregon si rritjen e dobët ekonomike ashtu edhe papunësinë e lartë, që krijon rrezik për të arritur objektivat fiskalë”, tha më tej “Moody’s”.

Ndër të tjera agjencia vlerësoi: “Rreziku për një dalje të Greqisë nga euro është rritur, sistemi bankar spanjoll do të përjetojë humbje më të mëdha nga sa parashikohet dhe sfidat financiare të Spanjës do të jenë më të mëdha”.

Top Channel