Ish-kreu ushtarak i serbëve të Bosnjes dhe i akuzuari kryesor në Hagë për masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladiç la spitalin për t’u rikthyer sërish në qelinë e tij në Hagë.

Gjykata e Hagës njoftoi se gjendja shëndetësore e Mlladiç, 70 vjeç, është përmirësuar dhe stabël duke shtuar më tej se procesi gjyqësor kundër tij do të rinisë ditën e hënë.

Ndaj Mlladiç rëndojnë një sërë akuzash të rënda, mes të cilave edhe ajo e gjenocidit dhe e krimeve kundër njerëzimit, por nga ana e tij ish-oficeri 70-vjeçar i mohon të gjitha ato.

70-vjeçari u shtrua të enjten në spital pas shqetësimeve shëndetësore që ndjeu gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Top Channel