Policia kroate ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të qënieve njerëzore drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Lajmin e bën të ditur agjencia “INA”, sipas të cilës agjentët e anti-krimit të organizuar kanë vënë në pranga 21 persona, 6 prej të cilëve kroatë, 8 shqiptarë, 3 boshnjakë dhe 2 nga Sllovenia e Turqia.

Sipas burimeve, në këmbim të tarifave që varionin nga 700 në 1.200 euro, trafikantët çonin në vendet perëndimore emigrantë nga Ballkani dhe Turqia.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal i organizuar, në 30 raste të ndryshme, kishte dërguar rreth 100 klandestinë në vendet e BE-së, përmes një itinerari të njohur si “Rruga e Ballkanit”.

Burimi mediatik shton më tej se operacioni policor, i koduar me emrin “Loca”, u organizua në bashkëpunim me strukturat policore të vendeve evropiane.

Top Channel