Karta bashkiake e studentit
13/07/2012 00:15
Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi sot se ka filluar procesi i pajisjes së studenteve me kartën bashkiake që u mundëson atyre shumë lehtësira në shërbimet publike dhe ato private.
Basha u kërkoi studentëve të fillojnë aplikimet.
“Kanë filluar funksionimin zyrat e aplikimit për kartën bashkiake të studentit. Paralelisht me këtë Bashkia e Tiranës ka hapur sportelin e saj ku studnetët e universiteteve mund të aplikojnë për këtë kartë”, tha Basha.
Basha bëri të ditur se karta do të shpërndahet shumë shpejt dhe bëri një lisitm se cilat ishin shërbimet që përfshihen.
Top Channel