Gjermania, ndihmë Spanjës për papunësinë

13/07/2012 00:00

Gjermania ka deklaruar se do të ndihmojë Spanjën për t’iu përshtatur
stilit gjerman të stazhit për të rinjtë, gjysma e të cilëve janë të
papunë për shkak të krizës së borxhit.

Ministri spanjoll i Arsimit, Jose Ignacio Wert nënshkroi një marrëveshje me homologun gjerman në Shtutgart ditën e enjte, për trajnimin e të rinjve në kompanitë gjermane.

Papunësia në radhët e të rinjve në Spanjë ka arritur në 52 për qind, që përbën edhe kuotën më të lartë në radhën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri Wert deklaroi se Spanja duhet të mësojë nga Gjermania praktikën më të mirë për të përmirësuar aftësitë e të rinjve të saj.

“Ne duam që Gjermania të jetë prijësja jonë në këtë aventurë trajnimi”, tha ministri për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”.

“Ne kemi 1.5 milionë studentë universitarë dhe vetëm 270 mijë studentë që studiojnë për ekonomik. Ata po marrin më shumë teori sesa praktikë dhe kjo sjell mungesën e njohjes së gjuhëve të huaja”, shtoi Wert.

Sistemi i “dyfishtë” i arsimit në Gjermani, ku kombinohet stazhi me seancat mësimore, pëlqehet shumë në Evropë dhe shihet si një faktor jetik në eksportet e suksesshme të Gjermanisë.

Top Channel