Bulqizë, bllokohen 500 kg tritol

13/07/2012 23:00

Policia bllokoi 500 kg eksploziv në vendin e quajtur Qafa e Buallit në Bulqizë.

Sasia e tritolit u gjet në një automjet të tipit Benz me targa TR 43 04 S, që drejtohej nga shtetasi Sabah Tolja.

Kjo sasi lëndë plasëse kishte destinacionin Zonën D të minieres së Bulqizës.

Punonjësit e Task Forcës e ndaluan drejtuesin e mjetit, pasi ai nuk dispononte asnjë dokument për këtë lëndë plasëse që transportonte.

Top Channel