Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu zhvilloi një vizitë në qytetin e Gjirokastrës me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të gurtë.
Gjatë kësaj vizite ambasadori Arvizu viztoi një vendstrehim të luftës së ftohtë të periudhës komuniste i cili ndodhet nën kalanë e qytetit. Ambasadori Arvizu ka shprehur mbështetjen për projektin që synon ta kthejë këtë vendstrehim në një muze të Luftës së Ftohtë dhe reflekset e saj në Shqipëri me qëllim tërheqjen e vizitorëve por edhe edukimin dhe informimin e brezit të ri për Luftën e Ftohtë.
“Është kjo trashëgimi kulturore e pasur, ndjesia e krenarisë dhe ndjesia e arritjeve që do t’ia mundësojë Shqipërisë të përmbushë potencialin e saj dhe jo diskutimet që zhvillohen në Parlament apo në Komisionin e Ligjeve”, tha Arvizu.
Autorët e projektit e njohën ambasadorin me punën e bërë për restaurimin e galerisë, për të cilën ka kontribuar me mbështetje financiare edhe Ambasada amerikane në Tiranë.
Top Channel