Me gjithë reagimin e qytetarëve, shkatërrimi i parkut të liqenit në Tirane vazhdon. Kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Artan Lame, tha se bashkia hesht dhe vazhdon te mos e bëjë publik projektin.
“Ne nuk kemi thënë që rruga është e nevojshmë apo e panevojshem, qytarët nuk janë shprehur duan apo s’duan rrugën, sepse këtu nuk po bëjmë referendum për rrugën, por jemi shpehur të bëhet publik projekti i miratuar sic e kërkon ligji. Deri tani pas gjithë kësaj kërkese publike për zbatimin e ligjit nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga organizmat e përmendur më sipër”, tha Artan Lame.
Përpara pak ditësh shoqëria civile paraqiti pranë Prokurorisë së Tiranës një denoncim duke kërkuar fillimin e hetimit për zbardhjen e projektit të punimeve në rrugën e Elbasanit.
Top Channel