
Seanca plenare e së enjtes ka nisur me replika mes kreut të grupit të
PS, Gramoz Ruçi dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ruçi ka
kërkuar që ligjvënësit të njihen me draftin e reformës zgjedhore, si dhe
me kalendarin e këshillit legjislativ dhe Komisionit të Ligjeve për
Ndryshimet Kushtetuese.
“Sapo përfundoi mbledhja e konferencës së kryetarëve dhe u vendos që drafti për reformën zgjedhore të përfshihet në axhendën e ardhshme. Drafti duhet të vijë në parlament, në mënyrë që deputetët të njihen me të dhe mos të ndodhë që të vijë ditën e enjte dhe më pas të diskutohet”, – deklaroi Ruçi.
Por kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli theksoi se ekspertët të cilët do të merren me zbardhjen e draftit, kanë kërkuar të paktën 3 ditë kohë për ta zbardhur atë dhe pas do t`i paraqitet deputetëve për t`u miratuar në seancën e së enjtes. Sipas Topallit, pavarësisht dëshirës për ta votuar që sot, drafti i reformës zgjedhore mund të votohet vetëm seancën e të enjtes tjetër.
Top Channel