Klinton, letër falenderimi Haxhinastos

12/07/2012 00:00

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton i ka dërguar një letër Edmond Haxhinasto duke e falenderuar atë për bashkëpunimin e ngushtë gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Jashtme.

“Kam pasur nderin të punoj me ju në këto dy vite për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se qeveria e SHBA do të ketë fatin e mirë të vazhdojë të punojë afër me ju si Ministër i Ekonomisë. Dëshiroj t`ju përgëzoj ju për arritjet e tuaja si Ministër i Punëve të Jashtme. Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit”, thuhet në letrën e Klintonit.

Klinton ka uruar Haxhinaston në detyrën e re dhe shprehu bindjen për vijimin e kontributin e tij për të zgjeruar bashkëpunimin thellësisht të ngushtë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Top Channel