Toscana, Veneto, Lazio dhe Puglia janë rrethet italiane ku vepronte organizata e shkatërruar pas operacionit që çoi në arrestimin e 13 personave, nëntë prej të cilëve shtetas shqiptarë.
Të arrestuarit, që akuzohen për trafik lëndësh narkotike dhe mbajtje të paligjshme armësh, janë zbuluar pas kapjes së rreth 360 kg marijuhanë në Portin e Brindisit.
Nga kontrollet e mëpasshme doli se pikërisht nga ky port futeshin në Itali droga dhe armët.
Ky operacion është shumë i ngjashëm me atë të ditës së martë, gjatë të cilit ranë në pranga tetë shtetas shqiptarë e tre të tjerë janë në kërkim, të akuzuar po për trafik droge.
Kjo organizatë, e kryesuar nga dy vëllezër shqiptarë, furnizonte me drogë lokalet e zonës jugore të Salentos. Nga përgjimet dhe verifikimet e mëtejshme del se organizata menaxhonte sasi të mëdha parash, në një prej përgjimeve telefonike flitet për një investim prej 600 mijë eurosh në blerjen e një sasie të konsiderueshme kokaine, e cila mendohet se sillej nga Spanja dhe Shqipëria.
Top Channel