Francë, orteku vret 9 alpinistë

12/07/2012 22:50

Nëntë persona kanë humbur jetën, 9 të tjerë janë plagosur e pesë vetë ende konsiderohen të zhdukur në Alpet franceze pas një orteku që i zuri në befasi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Mont Maudit, “Mali i mallkuar” sic e quajnë vendasit, i njohur për faqet e thepisura me pllaka të mëdha dëbore ku orteqet mund të ndodhin me lehtësi.

“Por këtë mëngjes nuk kishim asnjë arsye të mendonim se mund të ndodhte një tragjedi e tille”, i tha agjensise së lajmeve Reuters kryebashkiaku i resortës së skive.

28 alpinistë ishin lidhur me litarë në disa grupe dhe besohet të kishin mbërritur lartësinë 4.000 metra, ku u goditen nga orteku.

Grupi përbëhej nga francezë, zviceranë, spanjollë, gjermanë e serbë. Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë e pajisje nxehtësi-kërkuese në përpjekjet për të lokalizuar të humburit.

Por me të rënë mbrëmja u detyruan t`i braktisnin kërkimet, për t`i vazhduar të premten.

Autoritetet franceze e përshkruan ortekun si njërin prej me vdekjepruresve në të gjithë vitet e fundit.
 

Top Channel