Zgjati katër ditë misteri mbi zhdukjen e 39-vjeçarit shqiptar Dashamir Xhepi në Gioia Sannica, në afërsi të  Napolit.

Ai eshte vrare me çifte nga Giovanni Capozzo, i cili ka rrëfyer se e ka kapur shqiptarin brenda ne shtepi duke vjedhur dhe e ka qelluar duke e vrare ne vend. Me pas e ka hedhur trupin ne lumin Volturno duke menduar, se keshtu do te humbiste gjurmet e krimit.Shtetasi shqiptar ishte zhdukur qe me 6 korrik dhe nje telefonate anonime kishte lajmëruar bashkëshorten e tij per vrasjen me arme zjarri.

Duke ndjekur kete piste hetimi, u moren ne pyetje te gjithe banoret e zones qe mbanin arme me leje. Mes tyre edhe Giovanni Capozzo, i cili pasi rrëfeu vrasjen deklaroi se kishte dashur te mbronte pronen e tij dhe se e kishte qelluar kur ai kishte hyre ne dhomen e femijeve.

Ngjarja ka ndodhur ne nje periudhe vjedhjesh shume te shpeshta ne banesat e zones. Ndoshta kjo ka bere qe shume banore te shprehin solidaritetin e tyre me autorin e krimit Giovanni Capuozzo, i cili tani ndodhet i mbyllur ne burgun e Santa Maria Capua Vetere.
 

Top Channel