Barroso: Kriza, rrezik për paqen sociale

12/07/2012 18:30

“Do të ketë një rrezik të madh për paqen sociale dhe modelin e shoqërisë evropiane nëse do të vazhdohet me mbajtjen nën presion të parimit të solidaritetit”.

Është ky paralajmërimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i cili ka nënvizuar se, Bashkimi Evropian është prej kohësh në rrezik përsa i përket konkurrueshmërisë dhe peshës ekonomike në botë.

Deklaratën e tij, Barroso e ka bërë pas një takimi me përfaqësuesit e besimeve fetare të praktikuara në Evropë, i përqendruar tek tema e solidaritetit mes brezave.

Ndonëse në vendet evropiane vihet re një rënie e diskriminimit dhe integrim më i lartë i emigrantëve, autoritete të ndryshme dhe specialistë të çështjeve të shoqërisë civile vlerësojnë se ka ende punë për t’u bërë.

Top Channel