Vapa që ka kapluar Kosovën ka rritur numrin e pacienteve në Kliniken e Prishtinë nga tre deri ne 5 %. Por, gjatë orëve të pasdites së ditës së martë një shi i rrëmbyeshëm ra për më shumë së një orë. Shiu u shoqërua me bubullima dhe vetëtima të forta.

Drejtori i Institutit meteorologjik të Kosovës, Sylë Tahisyla thotë se, temperaturat më të larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Sipas tij, mbi 37 gradë celsius të mërkurën do të sundojne në Prizren, në Prishtinë 35, ndërkohë nëpër qytetet e tjera temperaturat më të ulta do të shënojnë 30 gradë. Sipas matjeve të Institutit temperaturat pritet të ulen vetëm gjatë javës që vjen.

Në anën tjeter drejtori i klinikës emergjente Basri Lenjani thotë se, rritja e numrit te pacienteve më shumë ka të bëjë me sëmundje kronike, vaskulare, neurologjike hipertensioni, etj.

Në këtë kohë kur temperaturat shënojnë mbi 35% gradë Celsius, Lejnjani rekomandon të gjithë qytetarët të reduktojnë daljet në orët e pikut dhe të mënjanojnë sa më shumë kontaktet me rrezet e diellit.

Në këto temperatura Lenjani kërkon nga qytetarët e Kosovës të respektojnë këshillat e mjekeve familjare, me marrin lëngje dhe te kenë kujdes me vapën, të konsumojnë ujë sa me shumë dhe ushqim higjenik me pak yndyrna. Këto këshilla sipas specialistëve vlejnë për të gjithë por, në veçanti për të moshuarit dhe të sëmurët.

Top Channel