Peshkopi, mbytet në lumë 24-vjeçari

11/07/2012 18:05

Një i ri 24-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së mërkurës në Peshkopi, pasi është mbytur teksa notonte në ujërat e Drinit të Zi, për t’u freskuar nga vapa.

Nga informacionet e fundit mësohet se viktima është shtetasi Ervin Harasani, i cili kishte hyrë në lumë bashkë me të fejuarën, por që për fat të keq ka gjetur vdekjen.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se po zhvillohen kërkime për të gjetur trupin e të riut, që është përfshirë nga ujërat e rrëmbyeshme të lumit.

Top Channel