Flamuri i Liverpul në “Gay Pride”

11/07/2012 16:35

Në 4 gusht mbahet “Liverpool Pride”, një nga paradat më të mëdha në botë të homoseksualëve, dhe këtë vit, për të mbështetur luftën kundër homofobisë, vetë klubi i futbollit të këtij qyteti do të dalë me flamurin e tij zyrtar.

Ky ishte vendimi i drejtuesve të “The Reds” të cilët kanë ndërmarrë një nismë ndërgjegjësimi kundër homofobisë, brenda dhe jashtë fushave të blerta.

Liverpul shndërrohet në klubin e parë të futbollit që mbështet haptazi paradat e homoseksualëve. Asnjë klub më parë, jo vetëm në Premierligë, nuk kishte ndërmarrë një nismë të tillë.

“Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyeshme për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbi kulturat e ndryshme që kemi në qytetin tonë fantastic”, deklaroi për The Guardian administratori i deleguar i Liverpulit, Ian Ayure.

Ndërkohë, organizatorët e paradës kanë ftuar edhe klube të tjera, angleze dhe joangleze të marrin pjesë në paradë me flamujt e tyre zyrtarë.

Top Channel